PL: Rritja e çmimeve të referencës, goditje ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve

nga D. V.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se rritja e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme nga qeveria do ta bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do të rrisë më tej koston e jetesës.

Nga selia e Partisë së Lirisë, Blushi u shpreh se “qeveria rrit në heshtje çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme, pa konsultim publik, duke vendosur një taksë të re të fshehur mbi qytetarët më të varfër të Europës”.

“Një tjetër grabitje e pastër që do e bëjë edhe më të pamundur blerjen e një apartamenti dhe do rrisë më tej koston e jetesës”, tha Blushi.

Blushi nënvizoi më tej se “rritja tinëzisht e çmimeve të referencës për pasuritë e paluajtshme është goditja e radhës ndaj shtresës së mesme dhe të rinjve që e kanë të pamundur sot të blejnë një shtëpi”.

“Kjo nuk është thjesht keqqeverisje, por një bandë shtetërore që po djeg vendin për të ruajtur pushtetin e vet kriminal përmes farsës dhe terrorit elektoral të 11 majit”, tha Blushi.

Blushi u ndal gjithashtu edhe tek situata nga zjarret në vend.

“Nga Veriu në Jug, mbi 12 mijë hektarë pyje, kullota, pemishte dhe prona publike janë kthyer në hi. Nga një përllogaritje e përafërt mbi bazën e kostos së ripyllëzimit, vlerës së lëndës drusore të djegur, kostos së degradimit të tokës dhe të tjera, dëmi ekonomik nga zjarret deri më tani rezulton përafërsisht 80 milionë euro, vlerë e cila rritet çdo ditë”, tha Blushi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More