PLD: Ndryshimet kushtetuese duhet të jenë kriter për hyrje në BE, jo për pazare politike

nga D V

Shkup, 30 maj – Procesi i ndryshimeve kushtetuese në Maqedoni është kyç për përparimin e vendit në integrimin në Bashkimin Evropian dhe pikërisht për këtë arsye ndryshimet që janë të nevojshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në BE nuk duhet t’i nënshtrohen retorikës nacionaliste, thonë Partia Liberal Demokratike.

“Ju kujtojmë se reformat do të sjellin përfitime të konsiderueshme për qytetarët dhe do të forcojnë demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Ecuria e negociatave varet nga gatishmëria e të gjitha subjekteve politike për t’i vënë interesat shtetërore para agjendave partiake, sepse me anëtarësimin në BE të gjithë do t’i gëzojmë përfitimet”, thonë nga atje.

Nga PLD thonë se Maqedonia duhet të përpiqet që sa më shpejt të bëhet anëtare e BE-së dhe shtet në të cilin respektohet çdo etni pa acarim të mëtejmë të çështjeve ndëretnike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More