Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme (Ora 17:40) në pyllin me pisha dhjetra vjeçare në anën e poshtme të fshatit Gjinoqarë bashkia Patos.
Sipas burimeve të Syri.net nga banorë të fshatit dhe zjarrfikës era po ndihmon flakët ndërkohë që terreni është shumë i thyer dhe e ben të pamundur ndërhyrjen e forcave zjarrfikse.
Alket Halimi shef i zjarrfikseve në bashkinë Patos thotë se në vendngjarje janë 4 automjete zjarrfikse të Patosit dhe Mallakastrës, ndërhyrja është e pamundur.
Po luftohet me mjete rrethanore dhe sa mundet ndihmojnë zjarrfikset dhe banorë të zonave si dhe struktura të bashkisë.
Për momentin flakët po avancojnë të ndihnuara nga era. Ky pyll u dogj afro 3 vjet më parë nga pjesa sipër dhe sot po digjet nga pjesa poshtë. Për momentin nuk rrezikohen banesa të fshatit pasi pylli ndodhet midis fshatrave Gjinoqare dhe Drenie.