Po hetohen shkaqet pas lëndimit të një fëmije i shkaktuar nga rënia e një dege peme në Karposh

nga D V

Shkup, 5 mars – Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kanë kontrolluar Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dje nga rënia e një dege peme mbi të, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria Publike.

“Fëmija është shtruar në spital dhe është ende nën vëzhgim. Prokurori publik ka lëshuar urdhër që të sigurohet i gjithë dokumentacioni për përcaktimin e vjetërësisë dhe çdo kërkesë të mundshme për prerje dhe heqje të pemës. Po zhvillohen bisedaa me persona që mund të kenë njohuri për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale për ngjarjen”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë.

Fëmija ka pësuar lëndime pasi një degë peme ka rënë mbi të. Komuna ka kërkuar që rasti të hetohet dhe të përcaktohet përgjegjësia. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More