Poetja Iskra Doneva lutet për ndihmë / I duhet shtëpi e përshtatshme për gjendjen e saj

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Iskra Doneva është me paralizë cerebrale dhe pa ndihmën e ndokujt nuk mundet ta kaloj as pragun e derës, ndërsa çdo ditë duhet të kalojë këto 17 shkallë. Deri para 6 viteve ka jetuar së bashku me nënën e saj e cila për shkak të sëmundjes është e akomoduar në shtëpi për pleq.

Tashmë 6 vjet po lufton e vetme, ndërsa ditët dhe netët i kalon, siç thotë, ashtu siç mundet. Për shkak se procedurat pronësore për banesën ku jeton nuk janë të përfunduara, të njëjtën nuk mundet ta adaptojë për nevojat e saj dhe funksionim më të lehtë në përditshmëri.

“Punoj në Qytetin e Shkupit, në Sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar dhe bashkëpunim me OJQ-të. Siç thonë pleqtë, Zoti të mi ruaj sytë, duart, këmbët dhe mendjen, unë me këtë mendje kam përfunduar tre fakultete dhe ju duhet të prisni nga dikush tjetër, t’i lusësh që t’ju ulë poshtë, të mos mundesh as te mjeku të shkosh, është shumë jodinjitoze”.

Edhe përkundër faktit që ajo ka përditshmëri të vështirë, megjithatë gjen lumturi në gjërat e vogla dhe e mban gjallë shkëndijën e shpresës për një të nesërme më të mirë.

“Të qeshi, për shkak se di të them që shkëndija brenda meje, unë luftoj për këtë shkëndi, për atë diell dhe askush nuk mund të ma marrë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More