Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

nga D. V.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar, i cili shihet në një fotografi të publikuar nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë ndonjë informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij, të kontaktojnë autoritetet.

Të gjitha informatat mund të raportohen në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike info@kosovopolice.com.

Policia garanton konfidencialitet për qytetarët që ofrojnë informata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More