Policia e Kosovës përmes radarit mobil identifikon shoferin për tejkalim të parregullt në vijën e plotë

nga D. V.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në magjistralen Prizren-Gjakovë ka identifikuar përmes radarit mobil një ngasës të automjetit transportues duke bërë tejkalim të parregullt në vijën e plotë, të cilit krahas shqiptimit të gjobës për kundërvajtje i është konfiskuar edhe patentë shoferi për 3 muaj.

“Me 20 mars 2025, rreth orës 08:17, Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren, gjatë patrullimit në rrugën Prizren – Gjakovë, në fshatin Piranë të Prizrenit, ka identifikuar kundërvajtësin Q.Th., i cili me mjetin transportues bënë tejkalim të rrezikshëm në vijë të plotë. Radari Mobil ka incizuar kundërvajtjen e shkaktuar. Kundërvajtësit i shqiptohet fletëparaqitja për kundërvajtje sipas dispozitave ligjore dhe i konfiskohet patentë shoferi për 3 muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka publikuar edhe pamjet nga radari mobil.

Njëherësh i ka bërë thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More