Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se i ka dalë në ndihmë një turisti ukrainas i cili ishte në rrezik pasi kishte shkruar shumë larg duke notuar.
Në njoftimin e Policisë thuhet se pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.