Policia në Ferizaj sekuestron 6 kamionë me dru pa dokumentacion

nga L. M

Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, njësitë policore të Stacionit Policor në Ferizaj kanë realizuar sot një aksion kontrollues në fshatin Dardani.

Sipas njoftimit thuhet se gjatë këtij aksioni janë ndaluar gjashtë automjete transportuese (kamionë) me targa vendore, të cilat transportonin lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës.

“Automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar, ndërsa për procedurat e mëtejme ligjore janë njoftuar zyrtarët e pylltarisë”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt ka theksuar se në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.

Tutje Policia ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë duke raportuar rastet e dyshimta .

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More