Policia në hyrje të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit, nuk lejohet qarkullimi i automjeteve të rënda dhe atyre pa pajisje dimërore

nga Xh M

Tetovë, 12 janar – Patrulla e policisë qëndron në hyrje të rrugës Tetovë-Kodra e Diellit. Po selektohen veturat që mund të nisen drejt Kodrës së Diellit, marrë parasysh të reshurat e dendura të borës që kanë kapluar vendin. Për shkaqe sigurie, policia nuk po e lejon kalimin e automjeteve të rënda dhe automjeteve që nuk kanë pajisje dimërore.

“Gjendemi në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit. Nga mëngjesi makinat e rënda janë ndaluar për qarkullim në këtë rrugë, ndërsa një patrullë e Sektorit për Punë të Brendshme, tani për tani lejon vetëm veturat që kanë pajisje dimërore apo zinxhirë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More