Policia njofton se të mërkurën do të zhvilllohet një ushtrim fushor ndërinstitucional

nga D V

Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbahet një ushtrim fushor ndërinstitucional.

Në njoftim bëhet e ditur se ushtrimet do të nisin rreth orës 09:00, transmeton Telegrafi.

“Afër Aeroportit të Prishtinës, (terminali doganor) nga ora 09:00 është paraparë të mbahet një Ushtrim Fushor Ndërinstitucional”, bëhet e ditur në njoftim.

Tutje, në njoftim theksohet se qëllimi i ushtrimit fushor është praktikimi i koordinimit midis institucioneve -agjencive duke simuluar skenarë të ndryshëm për të siguruar një reagim efektiv.

“Policia e Kosovës informon opinionin dhe mediat se ushtrimi fushor përfundon rreth orës 13:30, falënderon qytetarët për mirëkuptimin e treguar gjatë zhvillimit të aktiviteteve të tilla dhe ri konfirmon angazhimin e institucioneve për të mbajtur një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More