Policia sekuestron armë dhe drogë në Prishtinë

nga Xh M

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Prishtinë tre persona të dyshuar, pas gjetjes së një sasie të substancës narkotike gjatë një kontrolli në vendin e ngjarjes.

Në vijim të hetimeve dhe me vendim të prokurorit kompetent, janë bastisur banesat e të dyshuarve, ku janë konfiskuar një armë zjarri automatike AK-47 me dy karikatorë dhe 73 fishekë, substancë narkotike e dyshuar e llojit marihuanë, me peshë 20.02 gram, 28 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe një peshore digjitale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti mbetet në hetim./Kosovapress/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More