Portale me pronarë rusë e iranianë, eksperti: Më të rrezikshëm janë analistët në studio

nga Xh M

Drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, në raportin e prezantuar në Komisionin e Posaçëm kundër dezinformimit, tha se janë 61 subjekte që administrohen nga pronarë rusë dhe iranianë. Në një lidhje për RTSH24, eksperti Besmir Semanaj tha se këto agjenci lajmesh, sipas tij, janë e keqja më e vogël në vendin tonë sa i përket dezinformimit.

Për ekspertin, problemi kryesor janë analistët që dalin nëpër studio televizive që, sipas tij, tregojnë hapur qëndrime pro interesave të shteteve të caktuara, që bien ndesh me interesin e shqiptarëve.

“Këto 60 agjenci lajmesh janë e keqja më e vogël që mund t’i ndodhë shqiptarëve për dezinformim. Sa kohë dihet se kush janë personat që i paguajnë, kuptohet që edhe qasja e tyre nuk do të jetë aq ekstremiste për ndryshim të lajmit. Problemi kryesor sot janë rrjetet sociale dhe fushata e sponsorizimeve që shtete e ndryshe kryejnë në internet.

Dy gjërat më të rrezikshëm janë analistët nëpër studio, ku personazhe të caktuar edhe kur ne u sulmuam nga Irani, mbronin Iranin në media të ndryshme. Kemi parë në studio televizive personazhe që hapur punojnë për interesat e shteteve dashakeqe, jo gjithmonë dashakeqe, por për gjëra të caktuara bien ndesh me mirëqenien e shqiptarëve”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More