Porti i Sarandës shënon rekord pasagjerësh: 345 mijë vizitorë në 7 muaj

nga L. M

Porti detar i Sarandës po konsolidohet si një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turizmin në jug të Shqipërisë, duke regjistruar një rritje prej 20% krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatë mujorit të parë të vitit 2025, janë përpunuar plot 345.476 pasagjerë, një shifër rekord që tejkalon ndjeshëm 295 mijë udhëtarët e vitit të kaluar.

Gjatë muajit gusht, fluksi ditor i udhëtarëve ka arritur në 7.300 persona, duke e vendosur portin përballë sfidave logjistike dhe operacionale.

Për të përballuar kërkesën në rritje, gjatë sezonit veror janë angazhuar 9 tragete dhe janë vendosur 16 orare nisje-mbërritjeje, duke mundësuar një qarkullim më efikas të udhëtarëve.

Me rritjen e vazhdueshme të fluksit turistik, Saranda po afirmohet si një nga destinacionet më të preferuara për pushime verore, jo vetëm për vizitorët vendas, por edhe për mijëra turistë të huaj që zgjedhin rivierën shqiptare për bukuritë natyrore dhe mikpritjen./tvklan

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More