Pothuajse gjysma e popullatës në vend është duhanpirës

nga Xh M

Shkup, 27 tetor – Numri i duhanpirësve aktivë në Maqedoni sipas hulumtimit të Institutit për Shëndet Publik (ISHP) është 45,4 për qind.

Vetëm 5 për qind e qytetarëve e kanë lënë me sukses duhanin vitet e fundit.

Përdorimi i duhanit në vendin tonë është shumë i lartë.

“Në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, të cilat funksionojnë në kuadër të qendrave të shëndetit publik në të gjithë vendin, ka frekuentim shumë të vogël. Në 2023, vetëm 43 persona erdhën në qendrat e këshillimit për lënien e duhanit, që është një numër shumë i vogël. Domethënë nuk ka interes të madh për lënien e duhanit tek popullata”, thonë nga Instituti.

Kujtojmë se duhani është një nga rreziqet më të mëdha për çrregullimet shëndetësore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More