PP: Janë dhënë udhëzime deri te Drejtoria e Policisë Financiare që të hetohen procedurat për furnizime publike për karburantet për NQP

nga D V

Shkup, 21 nëntor – Nga Prokuroria Publike Shtetërore sot kanë njoftuar se janë duke i ndjekur të gjitha informacionet lidhur me transportin publik në Shkup dhe se Drejtoria e Policisë Financiare tashmë i janë dhënë udhëzime për hetimin e procedurave për furnizime publike të naftës për nevojat e NQP-së.

 Në kryeqytet sot është reduktuar transporti publik për shkak të mungesës së karburantit për autobusët e NQP-së.

Në orën 14 Qeveria ka caktuar seancë të jashtëzakonshme për problemin me transportin, ndërsa në orën 18 është caktuar seancë e jashtëzakonshme e Qytetit të Shkupit.

Një pjesë e partive kanë dalë me propozime se si të tejkalohet problemi me transportin publik, ndërsa një pjesë kërkojnë dorëheqjen e kryetares së Qytetit të Shkupit Danella Arsovskës.

Nga Qyteti i Shkupit përgjegjësinë lidhur me krizën e shkaktuar në Ndërmarrjen e Qarkullimit Publik (NQP), e cila ka mbetur pa naftë, po ia hedhë këshillëtarëve të VMRO-DPMNE-së dhe te drejtoresha e Byrosë për Furnizime Publike për shkak të procedurës së anuluar për furnizimin e karburantit për autobusët, ndërsa Byroja e Furnizimit Publik bën të ditur se NQP ka zgjedhur një ofertë të papranueshme si më të favorshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More