Prej nesër lëshohet në përdorim teleferiku me gjashtë ulëse në Kodrën e Diellit

nga D. V.

Shkup, 25 dhjetor – Qendra e Skijimit “Kodra e Diellit” njofton se duke filluar nga nesër, teleferiku me gjashtë ulëse do të lëshohet për përdorim dhe turistët do të mund të shijojnë pamjet e Kodrës së Diellit.

Nga Qendra thonë se presin që të ketë reshje të freskëta të borës dhe të hapet sezoni i skijimit.

“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër, gjashtëulësja do të jetë në funksion të plotë dhe e hapur për shëtitje panoramike, duke ju ofruar vizitorëve një përvojë unike dhe pamje mahnitëse të zonës sonë malore”.

“Sa i përket kushteve klimatike, ato mbeten të pandryshuara. Megjithatë, shpresojmë që reshjet e freskëta të borës të mbërrijnë së shpejti, duke krijuar kushtet e nevojshme që komuniteti i skijimit të mund të shijojë plotësisht pistat e ski-qendrës sonë”.

“Me ardhjen e këtyre kushteve, synojmë të hapim zyrtarisht sezonin dimëror dhe t’ju mirëpresim të gjithëve për një sezon të mbushur me sport, argëtim dhe përvoja të paharrueshme. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”, thonë nga Qendra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More