Presidenca arsyetohet: Lafçiski u emërua në përputhje me ligjin

nga Xh M

Shkup, 17 gusht – Nga Kabineti i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova thonë se gjatë marrjes së vendimeve të saja në kuadër të kompetencave që ka, Presidentja udhëhiqet gjithmonë nga Kushtetuta dhe ligjet.

“Kështu është edhe me emërimin e shefit të shtatmadhorisë, gjeneral-major Sashko Lafçiski, i cili në këtë pozitë u emërua në përputhje me rregullat pozitive ligjore”, thonë nga kabineti i Siljanovskës.

Kjo ishte përgjigja e tyre në pyetjen mbi çfarë bazë Lafçiski është emëruar në atë pozitë, a është e vërtetë se nuk i plotëson kushtet e nevojshme ligjore dhe a është anashkaluar qëllimisht Besnik Emini.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More