Presidenca: Data e zgjedhjeve lokale caktohet ditët në vijim

nga D. V.

Data e zgjedhjeve lokale do të caktohet gjatë ditëve në vijim, ka njoftuar Zyra e Presidentes.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit të sotëm të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e subjekteve politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, është folur mbi qëndrimet dhe propozimet e tyre për këtë datë.

“Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet e subjekteve politike, prandaj në ditët në vijim, konform përgjegjësive kushtetuese dhe ligjeve në fuqi, do ta caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale”, thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More