Presidenti sllovak Pellegrini sot vizitë zyrtare në Maqedoni, do të takohet me krerët shtetëror

nga D. V.

Shkup, 14 tetor – Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Peter Pellegrini, sot (14 tetor) do të zhvillojë një vizitë zyrtare në RMV. Presidenti sllovak do të pritet nga presidentja Gordana Siljanovska-Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në zyrën e saj, pas së cilës do të mbahet një takim kokë më kokë, i ndjekur nga një takim plenar i delegacioneve maqedonase dhe sllovake.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe Ministri sllovak i Ekonomisë Vladimir Shimonjak do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e presidentes Siljanovska-Davkova dhe Presidentit Pellegrini.

Presidenti sllovak do të vizitojë më pas Kuvendin ku do të takohet me kryetarin, Afrim Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More