Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka emëruar Edona Malokun në postin e ambasadores së Kosovës në Lisbonë të Portugalisë.
Osmani në platformën “X”, ka pohuar se Edona Maloku është profesioniste e dalluar, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, Edona Maloku-Bërdyna, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësministres së Arsimit para një viti.