Presidentja Osmani në SHBA, merr “mësimin e parë” në pilotimin e helikopterit nga piloti që shërbeu 15 vjet në Kosovë

nga Redaksia

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e cila ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka marr mësimin e parë në pilotimin e helikopterit prej njërit ndër pilotët më me përvojë, Joe Decapite.

Osmani në një postim në X shkruan se ndihet e nderuar që mori mësimin e parë në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve.

“Më pëlqeu mësimi im i parë i pilotimit të helikopterit me pilotin Joe Decapite—një nga pilotët më me përvojë të Bell-it, i cili gjithashtu shërbeu në Kosovë 15 vjet më parë. E nderuar të mësoj nga më të mirët në një nga kompanitë kryesore në botë në projektimin dhe prodhimin e helikopterëve”, shkruan ajo. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More