Presidentja Osmani në vizitë shtetërore në Zvicër, pritet nga presidentja Karin Keller-Sutter, organizohen edhe nderime ushtarake

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër sot në orën
13:00 do të pritet nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor, rezidencën e Këshillit Federal të Zvicrës, raporton nga Zvicra, Ekonomia Online.

Ndërsa, në orën 15:00 për nder të presidentes Osmani organizohet pritje me nderime ushtarake në Sheshin Federal.

Në orën 15:30 do të ketë deklarime nga të dy presidentet në ndërtesën e Parlamentit/Këshillit Federal.

Në orën 17:10 presidentja Osmani dhe presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, do të mbajnë konferencë për media në Qendrën e Mediave në Bern.

Është kjo vizita e parë e një presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti.

Agjencia e lajmeve Ekonomia Online do të raportojë vijimisht edhe me video nga vendi i ngjarjes për ecurinë e vizitës së presidentes Osmani në Zvicër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More