Presidentja Osmani priti në takim kryesuesen e OSBE-së, Elina Valtonen

nga D. V.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe njëkohësisht kryesuese të OSBE-së, Elina Valtonen, raporton Ekonomia Online.

Takimi është zhvilluar në kabinetin e presidentes pa praninë e mediave.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, kryesuesja e OSBE-së, Valtonen, pritet të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të shoqërisë civile, Akademisë së Dialogut të OSBE-së, KFOR-it dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Në orën 11:45, Valtonen do të mbajë një konferencë për media.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More