Presidentja Siljanovska – Davkova emëroi kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje

nga D V

Shkup, 26 dhjetor  – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova ka marrë vendim për përbërjen dhe emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për Dekorata dhe Mirënjohje.

Kabineti i Siljanovska – Davkova informon se për kryetar të Komisionit është emëruar prof.dr. Valentin Mirçevski, ndërsa anëtarë të komisionit janë emëruar prof.dr. Gzime Starova, dr. Samuel Sadikario, dr. Andrijana Janevska, mr. Ana Durllovski, mr. Reshat Ameti, Dejan Geogievski, Evgenija Teodosievska, Zharko Basheski, Olivera Nakovska Bikova dhe Vesna Petrushevska.

“Komisionin për Dekorata dhe Mirënjohje e përbëjnë individë të cilët gjatë karrierës së tyre profesionale kanë realizuar arritje të rëndësishme dhe kanë arritur reputacion të lartë në shoqërinë maqedonase. Ata janë ekspertë të njohur, të cilët me punimet dhe arritjet e tyre janë shquar në sfera të ndryshme të jetës shoqërore, siç janë shkenca, kultura, arti, arsimi, shëndetësia, sporti”, njoftoi Kabineti i presidentes. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More