Presidentja Siljanovska Davkova priti drejtorin rajonal të Organizatës ndërkombëtare për migrim për Evropë dhe Azi Qendrore, Aleksoski

nga D V

Shkup, 18 shtator – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e ka pritur Dragan Aleksoskin, u.d. drejtor rajonal i Organizatës ndërkombëtare për migrim për Evropën dhe Azinë Qendrore.

Në takim, siç njofton Kabineti i presidentes Siljanovska Davkova u bisedua pë bashkëpunimin e institucioneve të Maqedonisë me Organizatën ndërkombëtare për Migrim dhe mundësit për thellimin e saj, për fushat në politikën e migracionit të cilave duhet t’u jepet prioritet, si dhe për iniciativat e përhershme dhe aktivitetet e organizatës të paraparë për vendin tonë.

Duke shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Organizata ndërkombëtare për migrim duke filluar që nga viti 1999, presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë e saj për të vazhduar partneritetin e ndërsjellë në ngritjen e kapaciteteve për menaxhimin e migracionit, kontrollin e kufijve dhe mbështetjen e grupeve të cenueshme.

Në takim u shkëmbyen mendime për mundësitë për vazhdimin e bashkëpunimit në lidhje me programin e migracionit për motive punësimi, të cilat e lehtësojnë integrimin e emigrantëve dhe e rrisin kontributin e tyre në zhvillimin kombëtar, si dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për emigrantët.

Me këtë rast u shpreh interes edhe për bashkëpunim të planit të strategjive të qëndrueshme për zbutjen e rreziqeve të migrimit klimatik dhe menaxhimin e migracionit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

Në takim, presidentja është njoftuar edhe për rolin e Organizatës ndërkombëtare për migrim në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe programet për riintegrimin dhe rehabilitimin e luftëtarëve të huaj ttë kthyer dhe familjeve të tyre.

Presidentja e rikonfirmoi angazhimin e vendit për menaxhimin e migracionit legal dhe ilegal, në promovimin e kapaciteteve institucionale dhe harmonizimin e legjislacionit me standardet ndërkombëtare, si dhe përpjekjet për reagimin dhe menaxhimin e duhur të krizave në nivel kombëtar dhe rajonal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More