Prezantim i raporteve “Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit – Prezantim i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër”

nga D V

Shkup, 4 shtator – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot në organizim të Institutit për Demokraci “Societas Civilis” (IDSCS), do të mbahet ngjarja “Progresi i Maqedonisë së Veriut në procesin e Berlinit – Prezantim i planeve të veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër”.

Siç është paralajmëruar, fjalime hyrëse do të kenë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, Marko Troshanovski, kryetari i institutit për demokraci (IDSCS) dhe Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në vend.

Në këtë ngjarje, do të prezantohet raportet e fundit për progresin e procesit të Berlinit, me fokus në planet e veprimit për tregun e përbashkët rajonal dhe Agjendën e gjelbër.

Prezantimi synon të nxisë një diskutim produktiv mes deputetëve në Kuvend, bazuar në gjetjet e vëzhgimit të këtyre planeve nga IDSCS, kumtuan organizatorët e ngjarjes, që është pjesë e projektit “Diplomacia Parlamentare: Bashkëpunimi rajonal përmes dialogut parlamentar në rritje”, mbështetur nga Ministria federale e punëve të jashtme e Gjermanisë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More