Prezantimi i platformës digjitale “ONE STOP DIGITAL” për ndërmarrje, mikro, të vogla dhe të mesme

nga D. V.

Shkup, 16 qershor – Në Odën Ekonomike sot do të mbahet prezantimi i platformës digjitale për NVM, “ONE STOP DIGITAL”, të destinuara për ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe një qendër për informacion dhe komunikim të thjeshtuar, me çka përmes aplikacionit mobil këto kompani do të kenë qasje të shpejtë në formën digjitale në të gjitha shërbimet e odës.

Platforma digjitale me aplikacion mobil është përpunuar me ndihmën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në drejtim të vazhdimit të tranzicionit ekonomik të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme të qëndrueshme dhe zhvillimit të një infrastrukture të qëndrueshme të shërbimeve këshillimore të biznesit.

Prezantimin e organizon Qendra e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme pranë Odës Ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More