Prezantohen drejtuesit e rinj të QSUT dhe FSDKSH, Anxhela Paparizo dhe Arti Papajani

nga L. M

Paparizo merr drejtimin e QSUT pas dorëheqjes së ish-deputetit Florenc Spaho, i cili drejtoi institucionin më të madh spitalor në vend për dy muaj.

Ndërkohë, Arti Papajani u emërua si drejtor të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), duke pasuar Spartak Zekjan.

Papajani është diplomuar në Financë-Kontabilitet, Matematikë të Aplikuar e Informatikë, si dhe në Menaxhim Shëndetësor dhe sjell një eksperiencë të gjatë në administratën publike.

Ndërsa Paparizo, rikthehet në Shqipëri pas 17 vitesh qëndrimi në diasporë, duke sjellë me vete mbi 20 vite eksperiencë dhe kontribut në administratën publike, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kanada, në role drejtuese dhe menaxhuese.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More