Prilep: Të shtëna në Qendrën për Punë Sociale – plagoset një 38 vjeçare

nga Xh M

Një e punësuar në Qendrën për punë sociale në Prilep është plagosur me armë zjarri sot diçka para orës 14, në hapësirat e Qendrës.

Ajo menjëherë u dërgua në spitalin e qytetit dhe sipas informatave të para nga drejtori i Spitalit, ajo është në gjendje stabile.

Nga shërbimi i urgjencës janë ftuar në Qendrën për të ofruar ndihmë në ora 13:55. Sipas shefit të Ndihmës urgjente, Boshe Millosheski, punëtorja sociale (38) ka plagë nga plumbi në stomak.

Prokurori publik dhe policia po kryejnë ekspertizë në hapësirat e Qendrës dhe së shpejti paralajmëruan informata për rastin dhe sulmuesin, i cili, jozyrtarisht, kohë të gjatë e ka përcjellur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More