Pritet miratimi i karakteristikave të fletës së votimit, detajet

nga D V

Komisioni Rregullator do të zhvillojë nesër në orën 12:00 mbledhjen ku në rend dite është shqyrtimi i projektvendimit “Për miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025”.

Në projektvendim është parashikuar edhe miratimi i karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Sipas projektvendimit përmasat e fletës së votimit përcaktohen në varësi të numrit të subjekteve zgjedhore që do të regjistrohen.

Nisur nga dimensionet e fletës së votimit, sipas projektvendimit të KQZ, gjerësia e fletës së votimit duhet të jetë jo më e vogël se 297 mm dhe gjatësia e fletës së votimit jo më e vogël se 420 mm.

Lloji i letrës do të jetë: Letër me thurje (watermark) jo më pak se 90 gr/m2; 100% pulp, me fibra karboni ultraviolet, 2 shtresa; me certifikatë origjine, me mikroprintime, elementë në printim që shikohet me rreze ultraviolet.

Sa i përket specifikimeve të përgjithshme: Stema e Republikës me ngjyra dhe Logo KQZ, me ngjyra.

Elementë teknikë të lexueshëm në fletën e votimit: Qarku dhe Qendra e votimit.

Elementë të veçantë dallues në fletën e votimit për votuesit jashtë territorit të RSH: Shenja: VJ (përbri Fletës së Votimit).

Ndërkaq Komisioni Rregullator vendosi shtyrjen e mbledhjes se sotme për një moment tjetër, sa i përket projektvendimit “Për rregullat e sjelljes së institucioneve publike në zgjedhje dhe ndalimin e keqpërdorimit të aseteve publike”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More