Privohet nga liria 23 vjeçari pasi gjuajti me armë në Çair

nga Xh M

Shkup, 30 mars – MPB Maqedoni ka njoftuar se sot (30.03.2025) rreth orës 08:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Cvetan Dimov” në lagjen Çair nga automjeti tip Audi A3 në lëvizje me targa të Shkupit janë shtënë disa plumba në ajër.

“Punonjësit policorë kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur pesë gëzhoja pistolete me gaz, ndërsa pas marrjes së masave është gjetur edhe A.D.(23) nga Shkupi, drejtuesi i automjetit”.

“Me të është zhvilluar një intervistë zyrtare, gjatë së cilës ai ka shpjeguar se ka qëlluar nga një pistoletë me gaz “Zoraki”, e cila ndodhej në shtëpinë e tij në zonën e Çairit. Pas udhëzimeve të prokurorit publik, arma është konfiskuar dhe ndaj personit është ngritur kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More