Problemet nga moti në Kukës/ Rënie gurësh, dherash dhe inertesh në disa akse rrugore në të gjithë qarkun

nga L. M

I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu të dendura.

Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe dherave.

Mësohet se të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

I gjithë Qarku furnizohet me energji elektrike përveç  fshatit Mamëz Nj.Adm. Kolsh, Nj. Adm. Surroj bashkia Kukës, Nj.Adm. Tropojë e vjetër, Fierz, Llugaj dhe Margegaj bashkia Tropojë e fshati Zarisht Nj.Adm Fajza bashkia Has.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More