Prokuroria e Koçanit kërkon që 16 personave t’u vazhdohet paraburgimi

nga D. V.

Shkup, 19 mars – Prokuroria Themelore Publike e Koçanit ka dorëzuar në gjykatën kompetente propozime për vazhdimin e masës së paraburgimit afatshkurtër edhe për 48 orë ndaj 16 personave, ndaj të cilëve paraprakisht ishte shqiptuar masa e paraburgimit afatshkurtër pas tragjedisë në Koçan, ku nga zjarri në diskotekën “Puls”, jetën humbën 59 persona.

Dy personave të tjerë, me kërkesë të Prokurorisë, dje u është caktuar masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë ende në paraburgim.

“Në total deri më tani është kërkuar masa e paraburgimit afatshkurtër për 18 persona”, njofton Prokuroria Publike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More