Prokuroria e Pejës hap rast për rrezikun në aksin rrugor Pejë – Rugovë

nga D. V.

Pas situatës së krijuar në aksin rrugor Pejë – Rugovë, ku rënia e gurëve ka bllokuar rrugën, ka rrezikuar jetën e qytetarëve dhe ka shkaktuar dëme në automjete, Prokuroria Themelore e Pejës ka hapur një rast për të verifikuar përgjegjësinë institucionale.

Kryeprokurorja Lumturije Vuçetaj ka ndërmarrë këtë hap pas raportimeve mediatike, ku përmes fotografive dhe video-incizimeve është pasqyruar rreziku i madh në këtë rrugë. Prokuroria do të shqyrtojë nëse institucionet përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës kanë elemente të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka bërë të ditur se do të ndërmerren veprime ligjore për të verifikuar dhe sqaruar të gjitha përgjegjësitë penale të mundshme. Hetimet synojnë garantimin e sigurisë për qytetarët dhe shmangien e rreziqeve të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More