Prokuroria e Përgjithshme nuk do të marrë pjesë me ekspertë në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion

nga D V

Prokuroria e Përgjithshme do të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” por nuk do të marrë pjesë me ekspertë.

Duke iu përgjigjur interesimit të medieve, Prokuroria e Përgjithshme sqaroi me anë të një deklarate se “ka shprehur vullnetin të bashkëpunojë me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” për çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda të cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtësisë”.

“Prokuroria nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit, por ka njoftuar komisionin për caktimin e pikave të kontaktit të institucionit sipas fushave përkatëse të ekspertizës, të cilët do të bashkëpunojnë me komisionin në formën e dhënies së opinioneve mbi produktet e punës së këtij të fundit në të gjitha rastet që do t’u kërkohet prej tij”, thuhet në njoftim.

Disa ditë më parë, edhe SPAK, Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë deklaruan se nuk do të jenë pjesë e komisionit parlamentar me ekspertë, por janë të gatshëm për të ofruar kontribut përmes dhënies së mendimeve ligjore sa herë që do të konsiderohet e nevojshme nga ky komision.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More