Promovim i oficerëve dhe nënoficerëve në Akademinë ushtarake

nga D V

Shkup, 13 gusht – Në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollksi” në Shkup sot në solemnitet do të promovohen ofiicerë dhe nënoficerë në Armatën e Maqedonisë së Veriut.

“Në solemnitet do të promovohen klasa e 24-të e kadetëve në gradën nëntoger, dëgjues të Kursit për oficerë të shërbimeve në aktin fillestar të oficerit dhe dëgjues të kursit themelor për nënoficerë në gradën rreshter”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Siç paralajmëroi, fjalim në ngjarje do të kenë presidentja e shtetit dhe komandante supreme e Armatës, Gordana Siljanovska-Davkova, ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe dekani i Akademisë ushtarake, nënkoloneli mitko Bogdanovski.

Në ceremoni do të marrin pjesë shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, ministri i Sportit, Borko Ristovski, përfaqësues të trupit ushtarako-diplomatik nga Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi dhe të ftuar të tjerë të lartë nga Ministria dhe Armata.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More