Promovim turistik i APPT-së në Berlin përmes rrjetëzimit të operatorëve turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë

nga D V

Shkup, 23 maj – Me qëllim të rrjetëzimit dhe bashkëpunimit me operatorët turistikë të Maqedonisë dhe Gjermanisë në ambasadën e Maqedonisë në Berlin u mbajt një ngjarje promovuese me iniciativën e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit (APPT), në kuadër të memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar me Aleancën e agjencive të pavarura të turistike nga Gjermania (ASR).

Prania e përfaqësuesve të Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit dhe sektorit të turizmit të Maqedonisë, siç informojnë nga APPT, është me rëndësi vendimtare për vendosjen e bashkëpunimit me operatorët turistikë gjermanë dhe zgjerimin e tregjeve turistike.

“Agjencia për turizëm shprehu falënderim deri te ambasadori i Maqedonisë në Berlin, Ylber Sela për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive në promovimin e Maqedonisë te subjektet turistike gjermane. Falënderojmë udhëheqësen Andriana Bashoska për angazhimin për të përcjellë më autentiken e Maqedonisë dhe për të afruar ofertën turistike me turistët gjermanë”, thuhet në njoftimin e APPT-së.

Nga APPT theksojnë se bashkëpunimi i ardhshëm me operatorët turistikë gjermanë tashmë është krijuar dhe aktivitetet në vijim do të realizohen duke organizuar një udhëtim informativ nëpër vende dhe takime biznesi në Shkup dhe Ohër.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More