Promovimi i ditarit të ri elektronik për punë në shkolla

nga D V

Shkup, 26 qershor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot do të promovojë një sistem të ri informacioni për menaxhim me arsimin, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik.

Zgjidhja e re softverike duhet t’i kalojë sfidat të cilat mësimdhënësit, administratorët, prindërit/tutorët dhe vetë nxënësit i kanë theksuar në periudhën e kaluar, sepse, siç ka informuar së fundmi MASH, të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit.

Në promovim fjalim do të ketë ministrja e re e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

Sistemi i ri është përpunuar me mbështetje financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian dhe do të aplikohet zyrtarisht gjatë vitit të ri shkollor 2024-2025, pas kalimit të periudhës së testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.

Pasi përfundimit të plotë të fazës së testimit, do të vijojë procesi i migrimit të të dhënave nga ditari i tanishëm në ditarin e ri elektronik, por dhe vendosja e të dhënave shtesë në soufter nga ana e shkollave. Është parashikuar të organizohen trajnime për përdorimin për të gjithë mësimdhënësit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More