Propozim i Francës dhe Arabisë Saudite/ Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mbështet Palestinën, por pa Hamasin

nga L. M

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Deklaratën e Nju Jorkut, që synonte rigjallërimin e zgjidhjes me dy shtete midis Izraelit dhe Palestinës, por duke përjashtuar në mënyrë të qartë Hamasin.

Teksti, i hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite dhe i miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime, “dënon sulmet e kryera nga Hamasi kundër civilëve më 7 tetor” dhe thotë se “Hamasi duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet” e mbajtura në Gaza.

Deklarata do të formojë bazën e samitit të 22 shtatorit, në të cilin Presidenti Emmanuel Macron premtoi të njohë shtetin palestinez.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More