Protesta e opozitës, këto janë rrugët që demokratët do të bllokojnë ditën e martë

nga Xh M

Partia Demokratike ka vendosur të bllokojë të martën 6 akset kryesore rrugore në të gjithë vendin.

Në mbrëmje PD ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetaret e degëve ku është vendosur se në 29 tetor demokratët do të bllokojnë në shenjë proteste rrugët kryesore.

Demokratët do të mblidhen në Milot, në Shkozet, në zonën e Bradasheshit, në Rrogozhinë, Levan dhe tek Casa Italia në Tiranë për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës.

Bllokimi i ketyre akseve rrugore do të nisë në orën 17.00 të së martes dhe pritet të zgjasë disa orë.

Kjo është protesta e dytë që opozita zhvillon pas asaj të 7 tetorit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More