Protesta kombëtare e PD-së, Berisha: Uragani qytetar tronditi qeverinë

nga L. M

Tiranë, 25 janar 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës kombëtare të opozitës të mbajtur një ditë më parë para Kryeministrisë, duke e cilësuar pjesëmarrjen qytetare si një mesazh të fortë kundër qeverisë.

Berisha ndau pamje nga protesta, ndërsa e përshkroi turmën e protestuesve si “një uragan”, që sipas tij ka tronditur kryeministrin Edi Rama dhe mazhorancën qeverisëse.

Në reagimin e tij, kryedemokrati përdori tone të ashpra politike, duke theksuar se protesta ishte shprehje e revoltës qytetare ndaj qeverisjes aktuale.

Ai gjithashtu falënderoi pjesëmarrësit në protestë, të cilët i cilësoi si “kryengritës të lirisë”, duke vlerësuar angazhimin e tyre në aksionin opozitar.

Protesta kombëtare e Partisë Demokratike u zhvillua në një klimë të tensionuar politike dhe u shoqërua me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për largimin e saj.

https://www.facebook.com/share/1LBSYL6hS5

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More