Protestë në Mitrovicë të Veriut

nga Xh M

Disa qytetarë serbë të Kosovës janë mbledhur në qytetin e Mitrovicës së Veriut në afërsi të Stacionit të Policisë në Veri në shenjë proteste me pretendimin se u keqtrajtuan disa të rinj nga Policia e Kosovës kur u arrestuan pas një përleshje me të rinj shqiptarë.

Këta protestues kanë planifikuar edhe një ecje deri tek Ura e Ibrit, për t’u takuar edhe me pjesëtarë të KFOR-it.

Siç shkruan “Kontakt Plus” synimi i protestuesve ishte që t’iu kërkonin pjesëtarëve të KFOR-it “garantim të paqes dhe sigurisë për të gjithë”.

Prindërit thonë se “KFOR-i duhet të fillojë të përmbushë mandatin e tij, sepse ai është aktualisht i vetmi institucion i sigurisë që ata besojnë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More