Protestuesit hedhin molotovë dhe vezë para Bashkisë së Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Veliajt

nga Redaksia

Është përshkallëzuar protesta para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur sërish molotovë në derën e Bashkisë dhe kanë gjuajtur me vezë e mollë.

Ata kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erjon Veliaj, pas akuzave për korrupsion të 5 drejtorëve të këtij institucioni.

Protesta e sotme është thirrur nga “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërkohë që Policia e Shtetit ka marrë masa për mbarëvajtjen e saj, duke bllokuar edhe qarkullimin në bulevardin kryesor.

Mësohet se gjatë protestës një prej efektivëve të policisë ka humbur ndjenjat. Gjatë hedhjes së molotovëve policia bënte thirrje me megafon për qetësi.

Para nisjes së protestës policia u bëri thirrje organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në protestë për të respektuar ligjin dhe për t’u distancuar nga çdo akt dhune. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More