Publikohet agjenda, Von der Leyen të mërkurën në Kosovë

nga D. V.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë më 15 tetor.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë të mërkurën do të takohet me presidenten, Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri.

Atje, ajo do të takohet me presidentin, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Forumit të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor.

Përpos Kosovës dhe Shqipërisë, ajo do të qëndrojë edhe në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More