Publikohet buxheti për vitin 2026/ Nga ministritë tek pushteti vendor, kush do të përfitojë më shumë

nga L. M

Është depozituar ne Kuvend projektbuxheti për vitin 2026. I konsideruar si buxheti më i madh në histori për 2026 kap vlerën e 8.9 miliardë eurove.

Ky buxhet pritet të diskutohet në Komisionet parlamentare. Buxheti i përgjithshëm parashikohet të arrijë në 8.8 miliardë euro.

Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të ardhura të cilat janë 6.8% më të larta se buxheti fillestar 2025 dhe 6.8% më shumë se akti i fundit normativ.

Ndërsa shpenzimet buxhetore janë 887 miliardë lekë ose 8,9 miliardë euro, me rritje 6.7% në krahasim me aktin e fundit normativ. Raporti midis të ardhurave dhe shpenzimeve ka krijuar një deficit prej 63 miliardë lekësh.

Për ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale është parashikuar një buxhet prej 82.5 miliardë lekësh nga 80.7 miliardë që ishte në 2025.

Pasuar më tej nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 77 miliardë lekë nga 74 miliardë lekë që ishte aktualisht.

Ministria e Mbrojtjes nga 52.6 miliardë lekë në 58.9 miliardë lekë. Ministria e Arsimit nga 62 miliardë lekë në 64.8 miliardë lekë.

Investimet publike për vitin 2026 janë planifikuar në masën 6.5% e PBB ose 179.6 miliardë lekë

Në vitin 2026, financimet për kontratat koncesionare dhe projektet e partneritetit publik-privat (PPP) me mbështetje nga buxheti i shtetit parashikohen të pësojnë një rënie krahasuar me vitin paraardhës. Për 11 kontrata koncesionare do të shpenzohen 12.08 miliardë lekë.

Sipas të dhënave të tabelës, totali i fondeve për këto projekte zbriti nga 13.9 miliardë lekë në vitin 2025 në rreth 12.08 miliardë lekë në vitin 2026. Një tkurrje prej afro 1.85 miliardë lekësh, ose rreth 13.3% më pak.

Në projektbuxhetin për vitin 2026 iemi një rikthim të paketës fiskale, e cila përfshin paqen fiskale, rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, ndryshimet në TVSH për bujqësinë, si dhe rritjen e pagës minimale.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More