Qalaj: PDK nuk bën koalicion me VV-në, as sot, as nesër, asnjëherë
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj në ”Click” të RTV21 deklaroi se Partia Demokratike e Kosovës nuk ka asnjë shqetësim që nuk ka marrë letër nga Albin Kurti për bashkëpunim.
Ai theksoi se Vetëvendosje e ka PDK-në si oponentin kryesor politik dhe se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: nuk do të ketë koalicion me VV-në, as tani, as në të ardhmen.
”Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, tha Qalaj.
Qalaj: Nëse Kurti i frikësohet rizgjedhjes si kryeministër, le të lëshojë rrugë
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në “Click” në RTV21, u shpreh se vendi ka nevojë për reflektim politik dhe zhbllokim të situatës institucionale.
Ai theksoi se zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt dhe i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që, nëse ka frikë nga rizgjedhja, të hapë rrugë, duke nënvizuar se partitë opozitare janë të gatshme të formojnë një qeveri të re.
”Duhet të ketë levizje duhet të reflektojnë, zgjedhjet nuk i konvenojnë askujt. Ne jemi të gatshem por do të ishte mirë që situata të zhbllokohet. Nëse Kurti i frikësohet rizgjedhjes si kryeministër le të lshon rrugë dhe do ta shihni se si partitë opozitare do ta formojnë Qeverinë”, tha Qalaj.
Qalaj: Albulena Haxhiu nuk është e denjë për kryetare të Kuvendit
Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj në ”Click” të RTV21 tha se Partia Demokratike e Kosovës, nuk e sheh si të denjë kandidaten e VV-së Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
”Një kandidate jo e denjë, për shkak të disa rasteve që i ka pasur. Partia që ka më shumë vota duhet të bëjë hapa”, tha Qalaj ndër tjera.
Ai tutje ka shtuar se ”Haxhiu nga PDK nuk do të votohet as sot e as pas 48 orëve”.