Qarkullimi i përgjithshëm në industri në nëntor të vitit të kaluar është ulur për 0,7 për qind në nivel vjetor

nga D. V.

Shkup, 15 janar – Qarkullimi në industri, gjithsej, është ulur për 0,7 për qind në nëntor 2025 në krahasim me nëntorin 2024, kumtoi sot Enti shtetëror për statistika.

Ndikim më të madh ndaj rënies së qarkullimit të përgjithshëm në industri, gjatë muajit nëntor të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, kanë grupet: prodhim i pajisjes elekttrike me 10,4 për qind, prodhim i metaleve me 16,9 për qind dhe prodhim i makinave dhe pajisjeve, të papërmendur në vende të tjera me 4,9 për qind.

Sipas grupeve kryesore në industri, rënie është regjistruar tek Produktet intermediare, përveç energjisë për 5.6% dhe Prodhimet e qëndrueshme për konsum të gjërë për 9.1% derisa rritje vërehet te Produktet kapitale për 1.1% dhe Prodhimet jo të  qëndrueshme për konsum të gjërë për 3.2%.

Qarkullimi në industri, në total, në nëntor 2025, krahasuar me tetorin 2025, shënon rëie prej 6,1 për qind, përderisa në periudhën janar – nëntor 2025, në raport me periudhën janar – nëntor 2024, shënon rritje prej 5,2 për qind.

Qarkullimi në industri në tregun vendor në muajin nëntor të vitit 2025, në krahasim me muajin  nëntor të vitit 2024, vërehet  rënie nga 4.5% , derisa në periudhën janar-   nëntortë vitit  2025, krahasuar me periudhën janar- nëntor të vitit2024 vërehet  rënie nga 0.1%. Qarkullimi në industri në tregun e huaj në muajin nëntor të vitit 2025, në krahasim me muajin nëntor vitit 2024  vërehet  rritje prej 0.3%, derisa në periudhën janar-   nëntortë vitit 2025, krahasuar me periudhën janar-    nëntortë vitit 2024 vërehet rritje prej 6.4%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More