Qentë sulmojnë dhe kafshojnë të moshuarin në Lezhë, 90-vjeçari përfundon në spital

nga D V

Një i moshuar në Lezhë përfundoi në spital, pasi u sulmua dhe u kafshua nga qentë endacakë.

Incidenti u regjistrua pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, ndërsa pre e sulmit ra Pal Pepaj. I moshuari tregon se ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjera kur qentë ju vërsulën dhe e kafshuan në këmbë duke e rrezuar dhe lënë pa ndjenja.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 90-vjeçari ende nuk mund të lëvize për shkak të plagëve të shumta në këmbën e majtë.

Kjo është e disata herë që qytetaret në Lezhë sulmohen dhe kafshohen nga qentë endacake, ndërsa Bashkia për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohen rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve, raporton Shqiptarja.com.

Ky proces i cili po kryhet në bashkëpunim dhe me një vullnetar të dhënë pas kafshëve ka nisur prej disa ditësh dhe situata është përmirësuar, por problem mbetet sjellja e këtyre kafshëve nga zona të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More