Shkup, 23 tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për ndërtimin e 28 sallave të reja sportive në shkollat fillore në të gjithë vendin.
Sipas burimeve të Zhurnal, gjysma e këtyre sallave do të ndërtohen në vendbanimet me shumicë shqiptare, gjegjësisht 5 salla do të ndërtohen në Tetovë, 3 në Bogovinë, 2 në Saraj, nga një sallë në Strugë, Studeniçan, Xhepçishtë dhe Bërvenicë.
Sipas parashikimeve, ndërtimi i këtyre sallave sportive do të kushtojë 23 milionë euro.